In Italia ho sempre vissuto
nei quartieri popolari e malfamati,
sporcizia, immondizia e squallore,
abusivi, ladruncoli disperati,
in mezzo alle lucciole provocanti,
bianche, nere e gialle,
accanto ai papponi arricchiti,
vestiti con le camice strette
vistosamente sbottonate,
agli ex condannati per l’ennesima volta,
agli arresti domiciliari
e spacciatori spietati,
consumatori senza denti in bocca
insofferenti di sniffare
la dose della felicità.
Sopra la mia stanza,
alla finestra di fronte
urla, suicidi, gemiti d’amore,
dolori terribili della verginità.
Mai di aver trascorso fino ad oggi
una giornata tutta per me,
innocente, silenziosa,
godendo la valle e la foschia
le verdi foreste sulle montagne,
o una notte intera di sonno
di letture e ascolto in solitudine
dei canti gregoriani,
ma un via vai di ragazzi agitati
con pupille ingrandite
e ragazze minorenni in cinta,
con volti rovinati, sfigurati,
in ansia e impazienti,
per comprare l’erba,
la polvere bianca.
Litigi infiniti e botte
per il prezzo della coca,
per il mancato pagamento,
porte sfondate, finestre spaccate,
schizzi di sangue sulle mura,
per le scale sgretolate
dei vecchi palazzi.
Pieni di fumi i miei polmoni,
i vestiti, le tasche,
i capelli e la barba,
i miei libri e i miei versi.
Io respiro gratis da anni
i respiri dei vicini,
senza pagare una lira,
senza essere menato
o menare qualcuno.
Io sono inebriato di eros,
pianti di gioia e di piacere,
io profumo di vita e di delirio.
Në Itali kam jetuar gjithnjë
në lagjet popullore, famëkeqe,
zhul, plehra sheshit e llumë,
abuzivë, hajdutë të dëshpëruar,
mes prostitutave provokuese
të bardha, të zeza e të verdha;
pranë ish të burgosurve të satën herë
e kujdestarve të seksit në të zezë,
veshur me këmisha të ngushta
tejzbërthyera në gjoks,
të dënuarve me arrest shtëpiak
shitësve mizorë të drogës,
përdoruesve pa dhëmbë në gojë
gjithë ankth të thithnin
dozën e lumturisë.
Sipër dhomës sime,
dritares fqinj përballë
shfrime, vetëvrasje, ofshama dashurie,
dhimbje të tmerrshme virgjërie.
Kurrë të kem kaluar paq
një ditë për vete, të pafajme,
të heshtur, të përhumbur,
adhurim për luginën e mjegullën,
pyjet e gjelbër mbi male,
apo një natë të plotë gjumi
me lexime e dëgjim në vetmi
të këngëve gregoriane,
por veç vajtje ardhje, ditë e natë,
të vajzave të mitura, shtatëzanë,
djemëve me bebëza të zmadhuara,
me fytyra të prishura, të shpërfytyruara
gjithë ankth e padurim
të blejnë barin, pluhurin e bardhë.
Grindje pafund e grushte
për çmimin e kokainës,
për mospagimin e mëparshëm,
dyer të shqyera, dritare të thyera,
circa gjaku mbi mure, në shkallë,
të pallateve të vjetër.
Plot tym marramendës mushkritë,
rrobat, xhepat, flokët dhe mjekra,
librat e vargjet e mi.
Unë thith falas prej vitesh
thithjet e konsumuara të fqinjve
pa paguar asnjë lekë,
pa u rrahur nga askush
a rrahur kërkënd.
Unë ndjehem i dehur me eros,
qarje gëzimi e kënaqësie
unë parfumoj jetë dhe delirë.
Tratto dal nuovo libro di Gëzim Hajdari: Cresce dentro di me un uomo straniero/ Rritet brenda meje një njeri i huaj
Edizioni Ensemble 2020.

